Reperi Mozzik feston ditëlindjen dhe ai ka zgjedhur t’i bëjë një urim special vetes. Në profilin e tij në Instagram, Mozzik ka ndarë një foto ku shfaqet i qeshur teksa bashkangjitur ka bërë një dedikim për veten.
Dedikimi mbart brenda një mesazh edhe për të tjerët teksa ai shprehet që secili të qeshë dhe të jetojë pavarësisht se si do ta shohin të tjerët.
Përpos këtyre, Mozzik duket se ka edhe një problem. Të qenit “single”. Reperi shprehet se shpreson që viti i ardhshëm ta gjejë në krahët e dashurisë.