Shqipëria ia doli të fitonte ndaj Moldavisë me rezultatin 2-0, aty ku Jasir Asani dhe Nedim Bajrami arritën të shënonin 2 gola shumë të bukur, për t’i dhënë kuqezinjve 3 pikë të rëndësishme.
Ky gol, është përzgjedhur nga UEFA si një nga golat më të bukur dhe është në garë me të tjerë gola për të zgjedhur më pas “mbretin”.
Shqipëria mori dje tre pikëshin dhe fitoren e parë në grupet e Euro 2024. Asani dhe Bajrami i dhanë triumfin kuqezinjve.