Jakov Milatoviç ka dhënë një deklaratë për mediat pasi fitoi zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi duke marrë mbi 60% duke mundur Milo Gjikanoviç i cili mori mbi 40% të votave.
36-vjeçari Jakov Milatoviç është shprehur se kanë marrë fund ditët e korrupsionit dhe se do të punojë shumë në mënyrë që për 5 vite, Mali i Zi të futet në BE.
‘‘Në pesë vitet e ardhshme ne do ta fusim Malin e Zi në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, nuk do të ketë më kurrë konflikte nga Mali i Zi ndaj asnjë vendi të Ballkanit Perëndimor dhe fqinjëve tanë. Ne duam unitet, harmoni dhe përparim në Ballkanin Perëndimor evropian. E shihni fuqinë e Malit të Zi të përbashkët. Prandaj kjo fitore është kaq e madhe dhe kaq historike. I thamë lamtumirë krimit dhe korrupsionit. Kjo është një ditë historike për të gjithë, i ftoj të gjithë të festojmë me dinjitet”, ka theksuar ai.
Nga ana tjetër, kundërshtari i tij Milo Gjikanoviç e ka përgëzuar Jakov Milatoviçin dhe i ka uruar atij suksese. Gjikanoviç është shprehur se e pranon dhe e respekton rezultatin e zgjedhësve të tij.