Një influencere 23-vjeçare braziliane është gjetur e vrarë në shtëpinë e saj, ndërsa dyshohet se krimi është kryer nga dy persona. Mediat e huaja raportojnë se 23-vjeçarja Nubia Cristina Braga u gjet e vdekur në shtëpinë e saj më 14 tetor në një pellg gjaku dhe se ende nuk dihet motivi që i krimit që i mori jetën të resë.
Autoritetet u shprehën se influencerja me afër afro 60,000 ndjekës në Instagram, sapo ishte kthyer në shtëpi kur dy meshkuj me një motoçikletë hynë në pronën e saj jë derë e hapur dhe ekzekutuan 23- vjeçaren.
Ata hapën zjarr duke e qëlluar disa herë para se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.
Nuk dihet identiteti dhe motivi i vrasësve, por policia ka nisur hetimet për vrasjen.