Sihana Haxhnikaj është 16-vjeçarja konkurrente e “The Voice of Australia” e cila u përzgjodh nga Rita Ora në juri.
Në një intervistë televizive, 16-vjeçarja nga Kosova tregoi se kishte shumë emocione që u zgjodh nga Ora dhe ndjehej shumë e lumtur që do të ishte në ekipin e saj.
“Kur u bëra ekipi i Ritës dhe kur ajo e ka kthyer karrigen jam lumtur dhe entuziazmuar shumë, gjithmonë e kam dashur Ritën që kur kam qenë e vogël, e lumtur që jemi dy shqiptare dhe do të mund të punojmë bashkë.
Kur më ka pyetur për mbiemër kam filluar të qesh se mbiemri im nuk është një mbiemër që e ka çdo kush, se është i rrallë kur e thash përsëri ajo u shokua se e kuptoi se ishte mbiemër shqiptar dhe kjo më lumturoi”, tha konkurrentja shqiptare.