Këngëtarja Enca Haxhia u lirua pak ditë më parë nga qelia pasi në ballkonin e saj u gjetën 5 vazo të mëdha me kanabis sativa.
Gjykata vendosi t’i caktojë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe ta hetojë në gjendje të lirë.
Por, Prokuroria ka ankimuar vendimin duke kërkuar rikthimin e këngëtares në qeli. Këngëtarja Enca u arrestua më 12 shtator ndërsa ka deklaruar së lëndën narkotike e kishte për përdorim vetjak.