Këngëtarja shqiptare Rita Ora u përfshi dje në një vorbull komentesh dhe kritikash pasi u shfaq duke performuar me flamur serb, në një koncert në Hungari.
Ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana ka reaguar për gjestin në fjalë. Me një foto të postuar në InstaStory ku është Rita Ora e vogël me kostum popullor shqiptar, Cana ka shprehur mbështetje pë këngëtaren.
Rita tha se nuk e dinte kujt shtet i përkiste flamuri dhe se atë ia kishte dhënë një fans gjatë perfomancës.