Disa ditë më parë, portalet shkruajtën se kënga e Noizy-t dhe Loredanës ishte kopjuar nga youtube-ri serb, Bogdan Ilic. Ky i fundit njihet edhe me nofkën Baka Prase. Ai numëron në Instagram mbi 1 milion ndjekës.
Bogdan lançoi një “diss” drejtuar një prej njerëzve më të pasur në Serbi, Zejlko Mitrovic. Kënga titullohej “MPQRS”, vija muzikore e të cilës ishte e njëjtë me atë të “Heart attack” të reperëve shqiptarë. Së fundmi janë marrë masa ndaj serbit, pasi kënga nuk gjendet më në kanalin e tij në “Youtube”.
Duket se Noizy dhe Loredana kanë marrë masa pasi ky “diss” është fshirë nga platforma shkak i shkeljes së të drejtave të autorit.
Ndërsa kujtojmë që bashkëpunimi i parë i Noizy-t dhe Loredanës rezultoi një sukses, duke numëruar afro 40 milion klikime në 4 muaj.