Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg Klodian Kapedanin i arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Ai ka deklaruar para togave të zeza se bisedat janë zhvilluar kryesisht me bashkëshorten e tij. Klodian Kapedani u kap duke blerë vota në Kavajë.
Klodian Kapedani i kërkoi Gjykatës masë më të butë sigurie se arresti në burg me argumentin se ka një vajzë të vogël 2-vjeçare të sëmurë, për të cilën tha se duhet të përkujdeset, kërkesë e cila nuk iu pranua. Të premten e kaluar ai u arrestua pasi Prokuroria e Posaçme e akuzon për blerje votash në Kavajë, teksa u zbulua nga përgjimet telefonike. Këto përgjime kryheshin për shkak të një hetimi për vepra të tjera penale që nuk lidhen me shit-blerje votash.