Ish-drejtoresha e ARRSH-së Sonila Qato merret zyrtarisht e pandehur për shpërdorim detyre. Pas marrjes në pyetje për hetimet e nisura për aksin rrugor Kardhiq-Delvinë disa vite më parë, Qatos sot iu komunikua akuza për shpërdorim detyre nga Prokuroria e Posaçme. Hetimet nisën pas ankesës së kompanisë së skualifikuar nga tenderi për ndërtimin e këtij aksi disa vite më parë.