Ina Kollçaku u eliminua të shtunën e kaluar nga gara e “Dancing with the Stars”. Si më pak e preferuara, Ina nuk i kurseu disa thumba dhe kritika pas largimit nga gara.
E sigurisht, deklaratat e saj shigjetuan jurinë, me të cilën pati disa herë përplasje dhe debate. Në një intervistë televizive, Ina ka shprehur mendimin e saj për mënyrën e vlerësimit të jurisë.
Ajo veçoi Valbonën me të cilën pati debate duke thënë se tenton të vendosë balanca, por që në fakt i prish më keq.
“Valbona tenton të bëjë një balancë dhe roli i saj është të bëjë balancën dhe gjithmonë e prish balancën.
Lori mua më pëlqen shumë në juri. Mendoj që ishte një pozicion i merituar, por nuk mendoj që po e justifikon pozicionin.
Unë mendoj që Iliri shkon në shtëpi dhe thotë ‘unë do ta bëj kështu’ dhe live del në origjinë. Dhe këtë gjë ja respektoj se edhe unë jam ashtu. Mendoj që nuk i shpëton dot marrjes së vëmendjes dhe egocentrizmit të tij edhe kur është duke folur për të tjerët.
Olta është shumë ‘funny’ dhe mendoj që çdo juri duhet të ketë një Olta. Por Olta ka një problem shumë të madh. E di se çfarë duhet të thotë, por nuk e mbron dot atë që thotë”, tha Ina.