Mes mijëra mbështetësve të tij në Florida, në rezidencën e tij në Mar-a Lago, ish presidenti amerikan Donald Trump mbajti një fjalim për rreth 25 minuta për të treguar se është i pafajshëm dhe akuzat janë të motivuara politikisht.
Trump mbajti një qëndrim sfidues, duke cituar mes të tjerash, dy gjyqet e dështuara në Kongres për shkarkimin e tij kur ishte president. Ai e quajti aktakuzën e ngritur ndaj tij në Nju Jork, si sulm për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme.
‘‘Nuk kam menduar kurrë se diçka e tillë mund të ndodhte në Amerikë. Krimi i vetëm që kam kryer ka qenë mbrojtja pa frikë e vendit tonë ndaj atyre që kërkojnë ta shkatërrojnë atë. Ky rast i rremë është sjellë vetëm për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2024. Ata më sulmuan me hetime mashtruese. Rusia, Rusia, Rusia. Ukrainë, Ukrainë, Ukrainë. Mashtrimi numër një i fajësimit dhe mashtrimi numër dy i fajësimit ishte bastisja e paligjshme dhe antikushtetuese në Mar-a-Lago. Në mënyrë të pabesueshme, ne jemi tani një komb i dështuar dhe tani këta të çmendur të majtë radikalë duan të ndërhyjnë në zgjedhjet tona duke përdorur zbatimin e ligjit. Nuk mund ta lejojmë të ndodhë’’, u shpreh ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.