Një tren ka goditur një grup njerëzish në Spanjë të cilët ishin duke kaluar te binarët pranë qytetit të Barcelonës në Spanjën lindore. Katër persona humbën jetën nga goditja.
Drejtoria e Përgjithshme për Mbrojtjen Civile të Administratës Autonome të Katalonjës tha se një grup prej shtatë personash po përpiqeshin të kalonin hekurudhën, por në një pikë të ndaluar për këmbësorët.
Mësohet se të rinjtë ishin duke kaluar hekurudhën për të shkuar në një koncert.