Tre persona të armatosur kanë tentuar të rrëmbejnë vajzën e vogël të Neymar dhe Bruna Biancardi, Mave.
Personat të cilë hynë për të vjedhur, kanë shënjestruar shtëpinë e Biancardit në Sao Paulo. Një 20-vjeçar është arrestuar për ngjarjen.
Sipas raportimeve, prindërit e Brunës ishin aty në momentin e bastisjes, por banda u largua kur fqinjët thirrën sigurimin. Të dyshuarit kanë vjedhur çantat, ora dhe stoli.
Kjo ngjarje vjen disa ditë pasi në mediat e huaja u raportua se Neymar dhe Bruna i dhanë fund lidhjes, pas tradhtive të brazilianit.