Tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani e Bamir Topi si dhe ish-kryeministri Pandeli Majko, javën e ardhshme do t’i vizitojnë në Hagë ish-krerët e UÇK-së.
Vizita e tyre është parashikuar që të ndodhë me 29 shtator.
Ish-drejtuesit e shtetit shqiptar pritet të zhvillojnë takime me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-deputetin Rexhep Selimi dhe të tjerët, që si ish-krerë të UÇK-së po mbahen në paraburgim nga Haga.
Po ashtu, mësohet se nga Kosova, këtij delegacioni të ish-presidentëve do t’i bashkohet edhe Behgjet Pacolli, ish-president, ish-ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër i Kosovës.
Kjo vizitë do të jetë ndër më të rëndësishmet, pas asaj të kryeministrit Edi Rama, krerëve fetarë të Kosovës të dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.