Një aksidenti rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Greqi, ku kanë humbur jetën 5 shtetas shqiptarë. Sipas mediave vendase aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Follorinë-Selanik, kur automjeti me targa të Shqipërisë ka hyrë në korsinë e gabuar dhe është përplasur kokë më kokë me një kamion.
Për pasojë të pesë personat që udhëtonin me automjetin me targa shqiptare kanë humbur jetën. Sipas policisë bëhet fjalë për 4 burra, të moshës 55, 50, 19 dhe 16 vjeç. Për nxjerrjen e pasagjerëve nga automjeti është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikësve, ndërsa drejtuesi i kamionit është dërguar i plagosur në spitalin e Edesës dhe jashtë rrezikut për jetën.
Në video identifikohet targa shqiptare e makinës së përfshirë në aksident, një ‘Benz’ me targë AA 989 MU, mjeti i cili rezulton të jetë në pronësinë e Besim Muçajt por nuk dihet nëse ky i fundit ka qenë në automjet.
Policia pritet të sqarojë rrethanat e qarta të ngjarjes.