Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë, në plazhin Vilë-Boshtovë.
Tre pjestarë të një familjeje, E.H 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, janë mbytur teksa laheshin në det.
Dëshmitarët tregojnë se panë një burrë që kishte ngritur duart dhe kërkonte ndihmë, por asnjë nga pushuesit nuk u fut në det. Sipas tyre, viktimat u nxorrën bga një person me kajak.
“Kishte dallgë, sapo erdhëm në mëngjes e pamë që kishte dallgë. Por futeshin. Fëmijët tentonin më shumë të hynin, edhe na erdhi e papritur se vetëm një moment pamë që një ndër personat që ishin aty afër ngriti dorën edhe në atë moment u turrëm. Isha aty afër, u turra, ishte një me kajak që i kishte këto personat e rrezikuar.
U turrëm dhe i kapëm kush nga krahu e kush nga këmba, i nxorrëm në breg, i shtrimë. Menduam që ishte. Kur pamë që ishin 3 veta, ai babai ishte dhe i bëshëm, mezi e nxorrëm. E nxorrëm në breg dhe kush mundi pastaj filloi t’i bënte masazh”, thotënjeri prej dëshimtarëve.