Policia arreston në Vlorë 3 persona të akuzuar për trafik droge në Itali. Në prangat e policisë kanë rënë Landi Kalemaj 53 vjeç, Floriant Muho 38 vjeç dhe Ledjon Muho 33 vjeç. Operacioni u zhvillua njëkohësisht në Itali, Shqipëri dhe Gjermani duke arrestuar 13 persona si pjesë të këtij grupi.
Për të 3 shqiptarët, Gjykata e Bolonjës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Interpol Tirana dhe homologët vijojnë bashkëpunimi për të kryer ekstradimin e tyre në Itali.