Sërish viktima nga sulme me armë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një person ka qëlluar me armë zjarri brenda një qendre tregtare në qytetin Allen në veri të Dallasit në Teksas. Raportohet për 8 viktima. Policia ka njoftuar se e ka ekzekutuar agresorin kur ai ka dalë jashtë qendrës tregtare dhe ka nisur të qëllojë me armë zjarri. Nga informacionet paraprake raportohet se autori i vrasjes ka vepruar i vetëm.
Ende nuk ka të dhëna për personin që kreu sulmin, por sipas dëshmitarëve ai ishte një burrë që qëllonte pa ndalim ndaj kalimtarëve. Policia evakuoi me qindra njerëz nga qendra tregtare. Veç viktimave ka pasur edhe persona të plagosur.
Aktualisht 7 persona, të moshës nga 5 deri në 61 vjeç po marrin ndihmën mjekësore në spital. Mediat vendase raportojnë se 4 prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën.