Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 14-vjeçar është marrë me forcë nga dy burra, të cilët më pas e kanë mbyllur në makinë duke i hequr lirinë. Policia ka arritur që të arrestojë dy autorët, një 59-vjeçar Çlirim Sina dhe një 39-vjeçar Aleksandër Sina.
Sipas njoftimit të dhënë nga blutë e Tiranës, Çlirim Sina dhe Aleksandër Sina e kanë rrëmbyer të miturin pasi ky i fundit kishte pasur një sherr me djalin e 50-vjeçarit Çlirim Sina. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.