“The Guardian” ka publikuar së fundi një shkrim për bandat shqiptare në Britani të Madhe dhe rritjen e kërkesave për azil. Në artikullin me titull “Rritja e azilkërkuesve shqiptarë mund të jetë për shkak të bandave kriminale”, nënvizohet se shqiptarët kontrollojnë tregtinë e drogës në Mbretëri të Bashkuar.
Ndërkohë nëvizohet se grupet kriminale shqiptare kryesojnë në kultivimin e kanabisit, duke spostuar edhe vietmamezët, si grupin kryesor që prodhon drogë në këtë shtet.
“Të dhënat zyrtare të publikuara të enjten kanë konfirmuar dyshimet se shqiptarët janë tashmë një grup kombëtar i spikatur mes azilkërkuesve që udhëtojnë përtej Kanalit Anglez. Aktiviteti i bandave shqiptare po ngre listën e prioriteteve të shërbimeve të sigurisë për shkak të rritjes së të ardhurve nga shteti ballkanik. Policia thotë se ka një rritje të tregut të kokainës në Londër dhe në juglindje të Anglisë. Një raport i Agjencisë Kombëtare të Krimit. Dëshmitë e një tregu në rritje që u ofron shqiptarëve një rrugë përmes Kanalit për në MB mund të gjenden në TikTok”, thuhet në shkrimin e medias britanike.
“The Guardian” shkruan se ka një rritje të konsiderueshme të ardhjeve (klandestinëve) nga Shqipëria. Në artikull sqarohet se bandat shqiptare që kontrollojnë tregtinë e drogës në Mbretërinë e Bashkuar ofrojnë udhëtim me minibus dhe kalim kundrejt shumës për 4000 paund në Kanalin Anglez.
“Këtë vit, 2,165 njerëz u regjistruan si mbërritur midis janarit dhe qershorit, krahasuar me vetëm 23 të zbuluar gjatë të njëjtës periudhë në 2021. Organizatat e refugjatëve theksojnë se aktualisht më shumë se gjysma e shqiptarëve që aplikojnë për azil u jepet leje qëndrimi”, thuhet në shkrim.