Ndërprerja e reshjeve ka përmirësuar situatën e përmbytjeve në Shkodër. Uji ka nisur të tërhiqet edhe në zonën e Anës së Malit dhe të përmbytura janë rreth 1300 ha tokë bujqësore. Mbetet e bllokuar rruga e fshatit Obot. Për shkak të prezencës së ujit kjo rrugë qarkullohet vetëm me mjete të larta.
Ujësjellësi ‘Oblika 1’ është jashtë funksionit duke lënë pa ujë të pijshëm banorët por këta të fundit ndihmohen nga autoritetet në mënyrë që të plotësojnë nevojat e tyre. Me tërheqjen e ujit pritet që autoritetet të nisin edhe verifikimin e dëmeve.