Një çift tentoi të kontrabandonte 134 mijë euro nga Franca në Spanjë, duke fshehur kartëmonedha dhe para të padeklaruara.
Në 14 mars doganierët e Perthusit i pyetën dy personat që udhëtonin me një Passat, një çift, nëse kishin ndonjë gjë për të deklaruar, ndoshta para?
“Po, por ne nuk e dimë se sa kemi” ishte përgjigja e tyre. Shoferi shqiptar 40 vjeç shpjegoi se ai donte të shkonte të blinte një makinë në Barcelonë, për këtë arsye ajo e shoqëroi atë. Policia zbuloi 134 mijë euro brenda në makine, nga të cilat 102 mijë të fshehura.
Shqiptari u shpreh se duhet të dorëzonte shumën në një parking në kryeqytetin katalanas dhe se do të paguhej 1500 euro për këtë punë. Megjithatë, në gjykatë, ai ndryshon versionin e tij.
Në mbështetësen e krahut, 6000 euro ishin të destinuara për blerjen e një automjeti. Ai nuk e kishte vënë re se poshtë ishte një çantë me para. Udhëtimet e tjera në Spanjë vërtetohen nga shenja e telefonit të tij? Turizmi… Ekziston edhe kjo rrugë kurioze.
Çifti mbërrin përmes fushës, por largohet përmes maleve. “Nga rrugët anësore ”, shprehet prokurori, përpara se të nënkuptojë se kthimi mund të bëhej fare mirë me lëndë narkotike. “Në telefonin tuaj kemi gjetur foto dhe biseda në lidhje me drogën”, vëren prokurori. “Preferoj të mos përgjigjem.” “Faleminderit, kjo është në të vërtetë një përgjigje . “Ai kërkon 3 vite ndaj tij dhe mbështetet në vendimin e gjykatës për të renë 28 vjeçare.
Gjykata e liroi të renë dhe e dënoi burrin me 18 muaj menjëherë, i konfiskoi paratë dhe i vendosën dy gjoba prej 134,655 € dhe 67,327 €.