Grupi parlamentar i PS ka kallëzuar penalisht në SPAK deputetin demokrat Bledjon Nallbati.
Sipas kallëzimit, Nallbati ka konsumuar veprën penale “goditje për shkak të detyrës” gjatë senacës plenare së të hënës ndaj deputetit socialist, Vullnet Sina.
Seanca plenare e së hënës nisi me tensione dhe degradoi deri në përplasje fizike. Opozita bllokoi për disa minuta foltoren e Kuvendit në shenjë proteste ndaj mazhorancës, e cila rrëzoi disa kërkesa për komisione hetimore.
Bledjon Nallbati i mbylli mikrofonin socialistit Vullnet Sinaj dhe tentoi ta godasë atë me grusht. Seanca u ndërpre dhe ndaj Nallbatit u vendos masë përjashtuese.