Shqipëria
Masat ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta mbeten prezente në vendin tonë, duke bërë që paraditja të dominohet nga kthjellimet në pothuajse gjithë territorin. Sipas MeteoAlb gjatë mesditës dhe pasdites parashikohet që vranësirat të shfaqen në zonat malore dhe pjesërisht në zonën e ulët. Ndërsa mundësit për reshje të izoluara janë shumë të ulëta.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 40°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Kosova
Mbetet në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike Kosova edhe gjatë të shtunës, ku orët e para të ditës do të sjellin dominim të kthjellimeve në pothuajse gjithë vendin.
Por pas mesdite parashikohet që të ketë herë pas here kalime të lehta të vranësirave në zona të izoluara.
Maqedonia e Veriut
Zhvillimi i një qendre të presionit të lart atmosferik mbi Ballkani Perëndimor do të diktoj kushtet e motit edhe në territorin e MV, duke bërë që një pjesë e mirë e vendi të jetë në dominimin e motit të kthjellët pothuajse gjithë ditën.
Pritet që në orët e pasdites të ketë kalime të pakta të vranësirave në një pjesë të vogël të MV.
Rajoni dhe Europa
Mbeten me vranësira të shpeshta dhe rrebeshe shiu Alpet e kontinentit Europian. Gjithashtu me vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë shira të shoqëruara me stuhi afatshkurtra ere paraqitet Europa Lindore.
Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në brigjet e Egjeut dhe në Europën Jugperëndimore.