Sot vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash si dhe intervale kthjellimesh kryesisht në zonat bregdetare dhe në qendër të vendit. Reshjet e shiut pritet të jetë me intensitet të ulët të karakterit lokal kryesisht përgjatë relieveve malore. Në lartësinë mbi 900 metra reshje bore me intensitet të ulët. Era do te fryje me drejtim nga veri-verilindja me shpejtësi 2-8m/sek.
Valëzimi ne detet Adriatik dhe Jon 1-2 balle. Temperaturat parashikohen në zonat malore -1 deri 12 °C, në zonat e ulëta 2 deri 17°C dhe në zonat bregdetare 6 deri 16°C.