Masat ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore që tashmë kanë përfshirë vendin tonë do të vazhdojnë të ndikojnë gradualisht në kushtet klimatike edhe gjatë javës në vijim. Temperatura më e ulët që pritet të regjistrohet në Korçë sot do të jetë -3°C, ndërsa temperatura maksimale do jetë në Sarandë me 16°C.
Dita e sotme do të karakterizohet nga moti i qëndrueshëm dhe me kthjellime.