Moti në vendin tonë, do të jetë me kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin, ku më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore, por nuk priten reshje.
Parashikohet që pasditja dhe orët e mbrëmjes të vijojnë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, ku kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të jenë dominante.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga -1°C deri në 16°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 – 35 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.