Teleskopi James Webb i NASA-s ka konfirmuar ekzistencën e një ekzoplaneti për herë të parë.
Një ekzoplanet, si Toka, rrotullohet rreth një ylli.
Eksoplaneti, i quajtur LHS 475 b, është i ngjashëm në madhësi me Tokën dhe ndodhet 41 vite dritë larg, raporton NPR.
Ndryshe nga Toka, planeti rrotullohet rreth yllit të tij në vetëm dy ditë dhe është shumë më i nxehtë se Toka.
Shkencëtarët ende nuk e kanë përcaktuar përbërjen e atmosferës.
“Ka disa atmosfera të tipit tokësor që ne mund t’i përjashtojmë”, tha Jacob Lustig-Yaeger, një studiues në Laboratorin e Fizikës së Aplikuar të Universitetit Johns Hopkins. “Nuk mund të ketë një atmosferë të trashë të dominuar nga metani, të ngjashme me atë të Hënës së Saturnit Titan.”
Ky zbulim u bë me ndihmën e Satelitit Transiting Exoplanet Survey të NASA-s.
Të dhënat e satelitit sugjeruan se planeti mund të ekzistonte dhe më pas spektrografi infrakuq i afërt i Webb (NIRSpec) ishte në gjendje ta kapte atë për ta hetuar, shkruan NASA.
NIRSpec transmeton dritën nga një objekt në një spektër ku mund të përdoret për të përcaktuar temperaturën, masën dhe përbërjen kimike të një objekti.
Ky zbulim tregon shtrirjen e aftësive të teleskopit.
“Këto rezultate të para vëzhgimi nga një planet shkëmbor i madhësisë së Tokës hap derën për shumë mundësi të ardhshme për studimin e atmosferave të planetëve shkëmborë me Webb,” thotë Mark Clampin, drejtor i Divizionit të Astrofizikës në selinë e NASA-s.
Ndjeshmëria e teleskopit lejon zbulimin e trupave qiellorë shumë më të vegjël se teleskopët e mëparshëm.