Në thirrjen telefonike të urimit të Joe Biden me kryeministren e re Giorgia Meloni, të dy udhëheqësit “nënvizuan marrëdhëniet e forta midis Shteteve të Bashkuara dhe Italisë dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të punuar së bashku në aleancën transatlantike për të përballuar sfidat e përbashkëta”.
Të dy gjithashtu “diskutuan angazhimin e tyre për të vazhduar ofrimin e ndihmës për Ukrainën, për të mbajtur Rusinë përgjegjëse për agresionin e saj, për të adresuar sfidat e paraqitura nga Kina dhe për të siguruar burime të qëndrueshme dhe të përballueshme të energjisë”.