Lufta në Ukrainë ka sjellë një ndryshim rrënjësor për të gjithë. Inflacioni i lartë po bën që shumë të rinj të kthehen dhe të jetojnë me familjen. Deri përpara luftës, ata kishin pavarësinë e tyre dhe e përballonin vetë jetesën. Një fenomen i tillë, po ndodh tek të rinjtë në Greqi. Shumica e studentëve janë kthyer në shtëpitë e prindërve.
Ndërkohë që ekonomia e Greqisë po rritet me gati dyfishin e normës së zonës së euros këtë vit falë një rikthimi të fuqishëm të turizmit, të rinjtë po i tremben gjithnjë e më shumë rritjes së çmimeve për shkak se gazi dhe faturat e energjisë janë shumë të larta. Rritja e qirave dhe mos përballueshmëria e banesave është një problem në shumë ekonomi të industrializuara, por në Greqi është veçanërisht i mprehtë pasi standardet e jetesës dhe pasuria e familjeve tashmë janë përgjysmuar nga kriza e borxhit që filloi në 2009 dhe masat shtrënguese që pasuan.
Një sondazh nga qendra e mendimit Eteron me bazë në Athinë këtë vit tregoi se për 83% të 1007 të anketuarve të moshës 18-44 vjeç, strehimi ishte shqetësimi i tyre kryesor. Gati gjysma u shprehën se u përballën me vështirësi ose nuk ishin në gjendje të paguanin qiranë, me 77% që mezi ia dilnin mbanë.