Gjithmonë, edhe kur kemi qenë fëmijë, na kanë mësuar se akulloren nuk duhet ta konsumojmë shumë, pasi na dëmton. Sidomos për shëndetin e dhëmbëve, akullorja është konsideruar gjithmonë e dëmshme.
Po ashtu, akullorja është parë edhe si një faktor që ndikon në shtimin e kilogramëve të tepërt dhe që duhet lënë jashtë dietës sonë ushqimore.
Mirëpo, ka gjithmonë një zgjidhje sidomos kur vjen puna tek gjërat që në i duam shumë. Nuk është mëkat të hash një akullore. E vërtetë. Disa shkojnë në palestër dhe e shlyejnë “mëkatin”. Por, të tjerë e bëjnë pjesë të dietës së tyre ushqimore dhe nuk mund ta shmangin akullore.
Por, si mund ta konsumojmë akulloren pa na bërë “keq”?
Në një regjim dietik prej 1300 kalorish, mund të konsumosh paradite ose pasdite një kaush me dy topa akullore, duke kombinuar shijet e kremit me të frutave ditë pas dite. Por gjithmonë e ndjekur nga një dietë e shëndetshme dhe deri diku e rreptë.
– mëngjes i pasur me drithëra, pra pa biskota, briosh ose produkte të tjera furre.
– fruta dhe perime në kaluara në kohën e paradites,
– bukë dhe pasta integrale, mundësisht në drekë,
– në mbrëmje proteina nga mishi dhe peshku,
– racione të vogla (maksimumi 80 g pasta në drekë dhe 100 g për peshkun dhe mishin e bardhë),
– doza të përcaktuara: çdo ditë mund të konsumosh deri në 4 lugë vaj ulliri dhe 2 lugë parmixhan.