Kavaja u trondit mbrëmjen e kësaj të mërkure nga vrasja e dy personave. VesaNews sjell fotot e viktimave, të identifikuar si Edmond Gosa nga Kavaja dhe Altin Rexha nga Kukësi, të 2 të moshës 43-vjeç.
Ka qenë Gosa që ka plagosur fillimisht me thikë Rexhën dhe më pas ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë.
Të dy viktimat e kishin ndryshuar emrin! Altin Rexha , njihet edhe me emrin Sali Rexha, e ndërsa edhe Edmond Gosa e ka ndryshuar emrin në Armand Gosa, teksa fisi i tij mbahet si “të fortët” në Kavajë. Altin Rexha ka qenë me një fëmijë përdore në momentin e konfliktit.
Këtë e tregon dhe dëshmitari.
“Kanë pasur sherr koti, nuk arritën me e mbyll. Ai ishte më djalin përdore, ai malësori se s’ja di emrin se janë të ardhëm. Dhe po bisedonin, i pamë duke biseduar, kishte fëmijën për dore, ai me thikë, ai u shtri aty, ky këtu, nja 4 plumba i dëgjova, mirë që nuk më kapi njeri mua”, tregon dëshmitari.
Motivet mbeten të paqarta, por paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ardhur pas një konflikti të nisur 3 ditë më parë e ndërsa sot dyshja janë takuar “për t’u sqaruar”.