Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të fuqishme, për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës, që sipas tij është regjim autoritar.
Në fjalën e tij nga Vau i Dejës, Berisha akuzoi Ramën për kontrabandë ilaçesh, duke marrë shkas nga deklarata e këtij të fundit për vaksinat që i kishte dhënë ministri i Jashtëm italian. Sipas tij kontrabanda dënohet me ligj.
“Do shpëtojmë Shqipërinë nga kjo rrokullisje e madhe. Kemi dy armë, mjete kryesore. Duhet të angazhohemi në dialog, bisedim me çdo njeri që mendon diçka më ndryshe se ne. Me çdo njeri që akoma nuk ka besim të plotë në rrugën që ndjekin. Me çdo njeri që është u zhytur në dëshpërim dhe që thotë; ky vend nuk bëhet. E ftojmë të bashkohet me ne. Kauza jonë do jetë dhe kauza e tij, sepse ne nuk kemi qëllim tjetër më madhor. Ne do bëjmë gjithçka që të shpëtojmë Shqipërinë nga rreziku i madh, që është Edi Rama dhe qeveria e tij. duhet të kombinojmë takimet tona.
Secili prej jush një pjesë të kohës duhet t’ju kushtojë PD. Protesta, protesta dhe vetëm protesta do të jetë arma jonë që do të gjunjëzojë Edi Ramën. Do ta bëjë të dridhet regjimin e tij autoritar. Detyrimi ynë bëhet më i madh që t’i kërkojmë të largohet një njeri që mburret se bën kontrabandë. Ai në Itali thoshte; bëra kontrabandë me ministrin e Italisë. Kontrabanda është krim. Ke kryer një krim. E ke nisur jetën me kontrabandë ikonash e vazhdon me kontrabandë vaksinash.
Po nëse ke marrë vaksina falas, pse jua shiste shqiptarëve shtrenjtë si ‘frëngu pulën’?! Sa herë thërrasin Zef Hilën pse e thirrje në prokurori pa patur asnjë çështjes. Rama është në hetim ndërkombëtar. janë një seri çështjes. Ky tallet me fatet e shqiptarëve. Me fatin e të rinjve tanë. S’do tolerohet. Do vijë momenti, me të madh e me të vogël nga 7 deri 70 vjec të gjithë në Tiranë për rrëzimin e tij.”, tha Berisha.