Të dënuarit e burgut të Recit në Shkodër i janë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, kryesisht deputetëve të opozitës, që të mos mbajnë peng ligjin për amnistinë penale pa dallime politike. 200 të dënuarit bëjnë thirrje që të arrijne marrëveshjen me mazhorancën dhe të japin votat që ky ligj të bëhet funksional.
Deputetët që do ta votojnë këtë amnisti penale nuk do të jenë të paragjykuar politikisht dhe do të fitojne përkrahjen e shqiptarëve për mbështetjen e dhënë ndaj të burgosurve për vepra të lehta penale.
Përmes avokatit që i përfaqëson në këtë veprim ligjor ata kërkojnë dhe amendime të tjera të ligjit.