Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme. Sipas burime dyshohet se Balla është thirrur për të dëshmuar në lidhje me aferën e familjes Berisha në klubin Partizani.
Pritet që pas dëshmisë para prokurorëve të SPAK, Balla të ketë ndonjë prononcim për mediat për të zbuluar më shumë në lidhje me këtë marrje në pyetje.