Lajçak ka thënë se ai plan do të diskutohet edhe në Serbi me Aleksander Vuçiçin, derisa ka thënë se s’mund të lëshohet më shumë në detaje. Emisari sllovak ka thënë se dialogu s’ka alternativë dhe ka potencuar se sulmi në Banjskë ka ndryshuar shumë gjërat.
“Ne gjithmonë kemi plan, patëm një plan, e diskutuam me Kurtin. Do ta diskutojmë edhe me Vuçiç. Nuk do të japim më shumë në detaje. Duhet dialog për të normalizuar marrëdhënien. Sulmi i Banjskës ka ndryshuar shumë gjëra. Dhe isha shumë i qartë që autorët duhet të përballen me pasojat”, ka deklaruar Lajcak.