Tajvani ‘Haikui’ është goditur nga një tajfun i fuqishëm që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në shumë rajone. Autoritetet raportojnë se ka ndërruar jetë një person dhe janë plagosur 40 të tjerë.
Stuhia e fuqishme e shoqëruar me erëra deri në 200 km/h rrëzoi pemët, shkatërroi shtëpi dhe la pa energji elektrike mbi 240 mijë banorë. Situata mbetet kritike në rajonet jugore dhe lindore të Tajvanit ku ka rrëshqitje dherash dhe shembje të disa urave.
Mediat vendase raportojnë se si pasojë e stuhisë shkollat dhe bizneset janë mbyllur, ndërkaq raportohen qindra fluturime të anuluara.