Sa i përket parashikimit të motit për ditën e sotme pritet një përkeqësim i kushteve meteorologjike për vendin tonë.
Moti parashikohet i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 1000 metër reshjet e shiut do të konvertohen në reshje dëbore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje- juglindje me shpejtësi mesatare 3-10m/sek. Në bregdet e lugina era fiton intensitet dhe bëhet e fortë me shpejtësi që arrinë deri në 12-16m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 deri në 5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore -2 deri 7°C
në zona e ulëta -1 deri 15°C në zona bregdetare 5 deri 15°C