Pas masakrës me 133 të vdekur në Moskë, presidenti Vladimir Putin ka shpallur 24 marsin ditë zie. E gjithë Rusia është në zi pas sulmit në sallën e koncerteve, ku veç 133 viktimave, 140 të tjerë u plagosën.
Ndërkohë, autoritetet ruse thanë se 11 persona u arrestuan gjithsej dhe katër personat e armatosur u kapën teksa po shkonin për në Ukrainë.
‘U nisën drejt Ukrainës, ku u ishte përgatitur një ‘dritare pritjeje’. Kriminelët dolën për të vrarë gjakftohtë. Të gjithë autorët, organizatorët dhe ekzekutuesit e sulmit terrorist do të ndëshkohen me drejtësi”, tha presidenti Putin.
Kievi nga ana tjetër ka hedhur poshtë pretendimet se është përfshirë në sulm, duke i cilësuar si “absurde”.
Grupi Shteti Islamik (IS) thotë se qëndron pas sulmit. Shteti Islamik ka nxjerrë një foto ku pretendohet se janë katër sulmuesit e djeshme në Moskë. Fotot e të katërve janë të mbuluar, teksa Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmet, duke thënë se kjo është pjesë e atyre vendeve që luftojnë Islamin.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së tha se e paralajmëroi Rusinë për një sulm të mundshëm në Moskë në fillim të këtij muaji. Kremlini në atë kohë e hodhi poshtë paralajmërimin si “propagandë” dhe një përpjekje të Uashingtonit për të ndërhyrë në zgjedhjet e fundit ruse.
Sulmi ndodhi më 22 mars, ku persona të armatosur dhe të veshur me uniforma ushtarake, qëlluan pa mëshirë ndaj spektatorëve ku duhej të performonte një grupi i muzikës rrok i kohës sovjetike. Video tronditëse, tregojnë kur 6200 qytetarë duke u ulur nëpër vende, nisin të vrapojnë të tmerruar drejt daljeve, mes krismave të vazhdueshme dhe britmave. Autorët para se të largoheshin me një automjet të tipit ‘Renault’, lëshuan pas granata dhe lëndë plasëse, duke shkaktuar zjarr në ndërtesë.