Policia e Kosovës ka njoftuar ditën e sotme se është arrestuar një tjetër shtetas serb si i përfshirë në sulmet ndaj gazetarëve më datë 16 qershor në Leposaviç. Ky është shtetasi i tretë serbë që arrestohet për sulmin ndaj gazetarëve.
Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i shtetasit serb me inicialet U.V., u bë pasi u kryen hetimet në lidhje me ngjarjet. Policia siguron shtetasit kosovarë se do të vijojë puna për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe dërgimin para ligjit të të gjithë atyre personave që nuk respektojnë rregullat.