Një stuhi e fortë apokaliptike ka goditur rajonin e Rusisë Jugore dhe Krimenë. Stuhia ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike. Mediat vendase e kanë quajtur ”stuhia e shekullit” dhe “megastuhi”, e cila ka nisur ditën e djeshme.
Në rajonin e Krasnodarit, ku ndodhet Soçi dhe Anapa, qindra pemë dhe struktura të shumta metalike në plazhe janë shkatërruar si pasojë e erërave të forta. Ky rajon frekuentohet shumë edhe nga turistët.
Në Vitiazevë, afër Anapës, stuhia përmbysi një anije të madhe mallrash me flamur Belizean, Blue Shark, sipas të njëjtit burim. Ndërsa në Soçi moti i keq shkaktoi probleme në qarkullimin hekurudhor për shkak të rënies së pemëve në shinat hekurudhore.
Në Krime janë përmbytur autostradat dhe rreth 500.000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.