Një person dërgohet i plagosur në urgjencën e spitalit në Sarandë.
Mësohet se si pasojë e stuhisë së ndodhur në këtë Sarandë, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit” i kanë rënë hekurat e fushës sipër dhe për pasojë është plagosur. Sakaq nuk dihet nëse ka persona të tjerë të plagosur. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të verifikuar rrethanat. Gjithashtu në vendngjarje ndodhet edhe ambulanca.