Votuesit spanjollë iu janë drejtuar vendvotimeve në zgjedhjet e përgjithshme që mund ta bëjnë Spanjën vendin më të fundit anëtar të Bashkimit Evropian që do të kalojë nga e djathta. Kryeministri Pedro Sanchez ka thirrur zgjedhje të parakohshme, pasi Partia e Punëtorëve Socialistë Spanjollë dhe partneri i saj nga ekstremi i majtë, Unidas Podemos u mposhtën në zgjedhjet lokale dhe rajonale në maj.
Sondazhet tregojnë se Partia Popullore e krahut të djathtë kryeson ndaj socialistëve të Sanchezit, por asaj do t’i duhet mbështetja e partisë së ekstremit të djathtë, Vox për të formuar një qeveri. Zgjedhjet mbahen në kulmin e verës, teksa miliona votues pritet të qëndrojnë larg qendrave të tyre të votimit, por kërkesat për votim me postë janë rritur.