Prokuroria e Posaçme i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë një shkresë për të caktuar masë sigurie “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Berisha është deputet i Kuvendit dhe referuar ligjit, duhet autorizm nga Parlamenti për t’i hequr imunitetin.
Sali Berisha është aktualisht me masë sigurie detyrim paraqitje dhe ndalim për daljen jashtë vendit. Por, ish-kryeministri nuk është paraqitur në SPAK.