Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur edhe bashkëjetuesen e Arben Ahmetajt Erjola Hoxha, krahas ish-bashkëshortes së së tij, Albina Mançka të cilës iu komunikua akuza një ditë më parë për “fshehje dhe mos deklarim të pasurisë”, si dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”. E njëjta akuzë iu komunikua avokatëve mbrojtës edhe për bashkëjetuesen aktuale të ish-numrit dy të qeverisë, Erjola Hoxha.
Akuza iu komunikua avokatëve, ndërsa hetimet vijojnë deri më datë 22 qershor. Pritet të ketë edhe persona të tjerë që do merren të pandehur, kryesisht biznesmenë që kanë bashkëpunuar me Arben Ahmetaj, nënkorrupsion dhe në fshehjen e pasurisë së tij. Aktualisht Prokuroria e Posaçme ka të sekuestruara dy vila, një në Palasë dhe një në Hamallaj, dy llogari bankare, disa apartamente, mes tyre edhe atë në të cilin jeton ish-bashkëshortja e Ahmetajt, që sipas akuzës janë produkte të korrupsionit.
Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij ndodhen jashtë Shqipërisë, që prej momentin kur GJKKO miratoi masën e sigurisë ndaj Ahmetajt, atë të “arrestit në burg”.