Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet për korrupsionin në Ministrinë e Shëndetësisë dhe ka dërguar kërkesën për gjykim në GJKKO.
Në çështje janë përfshirë: Sekretarja e Përgjithshme e MSH, Joana Duro, e akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”; Laura Shteto, e akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”; Vladimir Topi, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe Silvi Shehi, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.
Duro përfitoi në mënyrë jo të ligjshme 330.000 lekë për të favorizuar shoqërinë “Dricons”. Paratë iu dhanë Duros përmes Laura Shtetos. Kjo e fundit e mori shumën nga Silvi Shehi me detyrë inxhinier, i cili pas komunikimit me Vladimir Topin, ranë dakord t’i japin 330.000 lekë ryshfet Duros.