Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 30 vite burg për secilin prej 4 të pandehurve të akuzuar për vrasjen e Behar Sofisë. Për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Ernejt Shytin, kërkoi vetëm 7 vite burg.
Në pretencën e SPAK, kërkohet dënimi me nga 30 vite për Bujar Lezën, Leonard Xhixhën, Skënder Vathin, Xhuljano Vishën.
Ernejt Shyti u arrestua në Mal të Zi dy javë pas atentatit ndaj Behar Sofisë. Në dëshminë e dhënë në GJKKO, ai ka treguar me detaje rolin e të pandehurve të tjerë duke rrëfyer se do të paguhej me 5 milionë lekë. Pas tij u arrestuan edhe bashkëpunëtorët e tjerë Xhuljano Visha, 28 vjeç, Leonard Xhixha, Bujar Leza dhe Skënder Vathi.
Ky i fundit dyshohet si organizator i atentatit që i mori jetën Behar Sofisë.