Prokuroria e Posaçme, SPAK, kërkon burg dhe konfiskim të miliona eurove në llogarinë Bledar Lilos dhe Artur Ballës, kunatit dhe shoferit të ish-biznesmenit të hidrokarbureve Rezart Taçi.
Sipas pretencës së SPAK, Bledar Lilo duhet të dënohet me 8 vjet burgim, ndërsa Artur Balla me 8 vite e 8 muaj heqje lirie, për akuzat e pastrimit të 18 milionë eurove si të përfshirë në një grup kriminal.
Në përfundim organi i akuzës i ka kërkuar GJKKO edhe konfiskimin e 18 milionë eurove, shumë kjo që u kap në të 2021 në emër të Francesco Zummos, biznesmenit italian që dyshohet të jetë i lidhur me organizatën mafioze Koza Nostra.
Sipas SPAK Bledar Lilo dhe Artur Balla të udhëzuar nga Rezart Taçi, kanë ndihmuar biznesmenin Françesko Zummo dhe financierin e tij Fabio Petruzella për kalimin e parave të dyshuara të ardhura nga krimi, për kalimin në sisteme bankare në Shqipëri.
Çështja penale në ngarkim të të pandehurit Rezart Taçi është ndarë gjatë fazës së seancës paraprake dhe do të gjykohet si çështje penale më vete.
Taçi akuzohet se do të fitonte 3 milionë euro nga skema e pastrimit të parave. Shuma vinte nga një bankë në Zvicër dhe ishin pjesa e pasurisë 150 miliona euro te Francesco Zummo ta konfiskuar nga gjykata italiane si te ardhura të Cosa Nostra. Ai vijon të jetë në kërkim.