Prokuroria e Posaçme ka bërë gati dosjen për ekstradimin e Gëzim Çelës nga Kosova. Dosja e SPAK i është dërguar Ministrisë së Drejtësisë e cila ta dërgojë në Kosovë.
Pasi pala kosovare të ketë mafrrë dosjen me akuzat që rëndojnë ndaj Çelës, brenda 40 ditësh gjykatat duhet të dalin me një vendim për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Çela ishte në kërkim që prej vitit 2014 për trafik të lëndëve narkotike. Ai tentoi të trafikonte në atë kohë kokainë nga Kosova në Shqipëri, teksa në banesë iu gjetën 207 kg kanabis, 22 kg heroinë, 500 gramë kokainë dhe 14 armë zjarri të llojeve të ndryshme.
Çela u dënua me 10 vite e 8 muaj burg nga ish-Krimet e Rënda.